Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Zjarri i madh te ‘5 Maji’ në Tiranë – flakët jashtë kontrollit

Zjarri i madh te ‘5 Maji’ në Tiranë – flakët jashtë kontrollit

Një zjarr i madh ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën ‘5 Maji’ në Tiranë. Në një lidhje live për Euronews, gazetari Thimi Samarxhi tha se zjarri është i përmasave shumë të mëdha.

Sipas tij, zjarri ka përfshirë përveç tregut edhe një godinë tjetër pranë vendit të ngjarjes. Ai thekson se flakët janë aq të mëdha sa reja e tymit ka mbuluar zonën, dhe flakët rrezikojnë ndërtesat përreth.

Gazetari i cili banon pranë zonës ku ka rënë zjarri, bëri thirrje për angazhimin e një helikopteri për të shuar flakët.