Po vazhdon protesta e zjarrfikësve para objektit të Qeverisë së Kosovës. Me parullat “duam të drejtat tona” si dhe “ oj qeveri ti ku je, krejt zjarrfikëset këtu i ke”.
Ata në këtë mënyrë po e shprehin pakënaqësinë e tyre për mosplotësimin E kërkesave të parashtruara me kohë, kërkesa të drejta dhe legjitime, të bazuara në ligje dhe së fundi edhe vendimi që zjarrfikësve të iu anulohet pagesa për rrezikshmëri në punë, vendim i pa analizuar mirë dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes komunave dhe MPB/AME, mos planifikimi buxhetor për zjarrfikës, kushtet e dobëta të punës, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, mosha mesatare në prag të viteve 50” etj .
Duke qenë se sipas këshillit organizues të protestës kanë dështuar të gjitha mënyrat tjera për t’i adresuar shqetësimet tyre, atëherë nuk ju ka mbetur tjetër opsion pos protestës.
/TV Arbëria