Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zjarrfikësit heronj në Gjakovë, shpëtojnë disa fëmijë pas vërshimeve

Zjarrfikësit heronj në Gjakovë, shpëtojnë disa fëmijë pas vërshimeve

Në komunën e Gjakovës, sipas zjarrfikësve gjendja pas reshjeve të shiut po cilësohet si alarmante.

Të njëjtit, kanë shpëtuar disa fëmijë gjatë ditës së sotme, pas vërshimeve në Brekoc e Piskot të komunës.

Gjendje e rënduar është paraqitur edhe në Rahovec, Malishevë, Prizren, Drenas dhe zona të tjera të Kosovës.

Ndërkohë, sipas meteorologëve, reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.