Vijon të jetë e rënduar situata si pasojë e zjarreve dhe në disa rajone të Maqedonisë së Veriut.
Qindra zjarrfikës, një helikopter dhe avionë po punojnë prej 4 ditësh për të vënë në kontroll flakët në Gjurdjenci, teksa në ndihmë kanë shkuar dhe banorët e zonës të cilët po përdorin gjithçka munden.
Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, teksa dëmet në bujqësi dhe pemë frutore janë tepër të mëdha.
Edhe fqinji jugor i Maqedonisë së Veriut, Greqia prej ditësh po lufton me zjarret e shkaktuara nga temperaturat në rritje dhe era e fortë.