Zjarret që shpërthyen në zonat pyjore në Maqedoninë e Veriut, kanë shkaktuar një të vdekur, njoftoi qendra e menaxhimit të krizave të vendit.
Sipas autoriteteve, më shumë se 41 vatra zjarri janë ende aktive, shumica prej tyre në pjesën lindore të shtetit ballkanik.
Shumë shtëpi u shkrumbuan dhe banorët e disa fshatrave, u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.
Që nga fillimi i korrikut, zjarret kanë shkatërruar mijëra hektarë bimësi në vend.
Në vitin 2021, rreth 100,000 hektarë u dogjën.