Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zjarret përfshijnë ishullin grek, dy persona humbin jetën dhe disa plagosen

Zjarret përfshijnë ishullin grek, dy persona humbin jetën dhe disa plagosen

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë ishullin grek të Salaminës, në perëndim të Athinës.

Sipas autoriteteve, flakët janë përhapur me shpejtësi në zonat e Kolones dhe Saterlit, duke detyruar nisjen e një operacioni për evakuimin e banorëve.

Departamenti i Zjarrfikësve ka bërë të ditur se trupat e pajetë dyshohet se i përkasin një çifti. Ndërkohë, pesë persona janë dërguar për trajtim në një klinikë lokale, ndërsa disa shtëpi janë dëmtuar nga zjarri.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 192 zjarrfikës, 14 avionë dhe helikopterë, ekipe vullnetare dhe cisterna uji.

Autoritetet kanë paralajmëruar se erërat e forta po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit, raporton Reuters, transmeton Sinjali.

Zjarret kanë përfshirë disa vende evropiane gjatë kësaj vere, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësira kanë krijuar kushte të favorshme për përhapjen e flakëve në Greqi, Spanjë dhe Francë.