Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Zjarret në vend, qeveria e RMV-së shpalli gjendje krize 30 ditore

Zjarret në vend, qeveria e RMV-së shpalli gjendje krize 30 ditore

Qeveria ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës prej 30 ditësh për shkak të zjarreve.

Qeveria udhëzoi Ministrinë e Brendshme të punësonte forca policore për të mbështetur shuarjen e zjarrit; Ministria e Shëndetësisë dhe personeli shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe ajo e punës duhet të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së krizës; Ministria e Financave duhet të sigurojë burime financiare shtesë të dedikuara nëse tregohet nevoja për këtë.

Qeveria i propozoi kryetares Gordana Siljanovska-Davkova që të vendosë për pjesëmarrjen e disa pjesëtarëve të Armatës në ballafaqim me situatën e krizës, ndërsa Shtabi kryesor për menaxhim me kriza në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) të monitorojë situatën. dhe të koordinojë me aktivitetet dhe të informojë rregullisht Qeverinë.

Shtabi kryesor në QMK ka për detyrë të nisë menjëherë përgatitjen e një plani veprimi për parandalimin dhe trajtimin e zjarreve, si dhe një rishikim të plotë të burimeve njerëzore dhe materialo-teknike në dispozicion dhe një plan për veprim të koordinuar.

ARM-ja njoftoi se që nga mëngjesi i sotëm, njëqind pjesëtarë të ushtrisë dhe dy helikopterë MI 8/17 nga Krahu i Aviacionit janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në rajonin e gjerë të Negotinë dhe malin Serta.

Themes by WordPress