Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes me thirrje urgjente për evakuim për banorët e disa zonave

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes me thirrje urgjente për evakuim për banorët e disa zonave

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka dalë me një thirrje urgjente për evakuim për banorët e disa zonave të rrezikuara nga zjarret.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, tha Ministria.

Shqipëria është duke u përballë me një gjendje të vështirë zjarresh, si pasojë e të cilave një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë kërkuar ndihmë në ditët e fundit.