Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Zjarr pranë fushës së druve në Vlorë, alarmohen banorët

Zjarr pranë fushës së druve në Vlorë, alarmohen banorët

Një vatër zjarri është regjistruar pranë fushës së druve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dyshohet se u është vënë flaka mbeturinave.

Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth.

Drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikësit për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit./TCh