Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zjarr në Preoc të Graçanicës, zjarrfikësit me vështirësi në intervenim

Zjarr në Preoc të Graçanicës, zjarrfikësit me vështirësi në intervenim

Një zjarr fushor ka shpërthyer në Preoc të Graçanicës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, i cili tha se ekipet po përballen me vështirësi për t’iu qasur zonës .

“Është një zjarr fushor. Ekipet janë duke pasur telashe, pasi nuk kanë qasje për t’u kyçur në atë pjesë”, tha Shkodra.