Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga Brigada e Zjarrfikësve.
Komandanti Malë Gashi, tha për Klankosova.tv se zjarri u shkaktua nga orët e rrymës.
“Ekipet kanë intervenuar edhe e kanë fikur zjarrin”, tha ai.
Gashi shtoi se në këtë rast dyshohet se u lëndua një grua.
“Aty është krijuar një tym i madh dhe tek banorët ka krijuar panik. Me sa kam informacione një grua është rrëzuar dhe ka lënduar dorën”, theksoi Gashi.
Ai tha se ekipet e zjarrfikëve e kanë përfunduar punën dhe po kthehen në bazë.
/TV Arbëria