Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zjarr në një kompani në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, nuk raportohet për të lënduar

Zjarr në një kompani në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, nuk raportohet për të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një kompani në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami”, në Ferizaj.

Rasti është raportuar sot rreth orës 09:15.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, ka konfirmuar se menjëherë pas raportimit të rastit, zjarrfikësit dhe njësitë policore kanë dalë në vendngjarje.

“Rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përfshirë një kompani në magjistralen Ferizaj–Kaçanik. Janë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë. Nuk raportohet për persona të lënduar,” deklaroi Veseli.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të njohura, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë në lokalizimin dhe shuarjen e tij.