Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një banesë në katin e epërm të një objekti në lagjen Aktash në Prishtinë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa për momentin nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Nuk ka ende informacione nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk është bërë e ditur as vlera e dëmeve materiale.
Pritet që institucionet kompetente të japin detaje të tjera për rastin dhe rrethanat e zjarrit