Një zjarr e ka përfshirë katedralen e Rouen-it në Francë, raporton The Guadian.
Rreth 63 zjarrfikës janë mobilizuar për shuarjen e zjarrit.
“Të gjitha burimet publike janë mobilizuar”, shkroi kryetari i bashkisë së Rouen, Nicolas Mayer-Rossignol, duke publikuar një foto të zjarrit në katedrale.
Kryepeshkopi për katedralen e Ruenit tha se punëtorët që ishin aty kur filloi zjarri janë të sigurt, raporton Reuters.
Një zyrtar lokal i shërbimeve të urgjencës u tha gazetarëve se rreziku është për dyshemetë prej druri, ndërsa vetë struktura e katedrales është metalike.
🔴 Un incendie est en cours sur la flèche de la cathédrale de Rouen pic.twitter.com/xwDNPWbVNf
— BFMTV (@BFMTV) July 11, 2024