Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zjarr masiv në malet e Gjirokastrës

Zjarr masiv në malet e Gjirokastrës

Një zjarr masiv ka përfshirë kullotat e fshatit Mashkullorë të Gjirokastrës.

Fillimisht zjarri është shfaqur rreth orës 13.00 në malet e kësaj pjese.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar strukturat e emergjencave dhe Bashkisë Gjirokastër, shkruan Euronews.al.

“Zjarri po luftohet me mjete rrethanore si pompa shpine, sepse për shkak të terrenit të vështirë malor nuk mund te dislokohen automjetet zjarrfikëse. ” Zjarri është masiv dhe po mundohemi ta mbajmë nën kontroll”, shprehen përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës.