Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zjarr i madh në Mirditë, digjen nga flakët dy banesa

Zjarr i madh në Mirditë, digjen nga flakët dy banesa

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Kodër Rrëshen të Mirditës.

Mësohet se dy banesa të braktisura, janë djegur nga zjarri.

Zjarri ka djegur edhe një sipërfaqe të madhe me vreshtari.

Në vendngjarje ndodhen 7 zjarrfikës, 3 automjete dhe punonjës të policisë që po punojnë për shuarjen e flakëve.
/Ora News/