Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në zonën e Dhërmiut. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pemëtari dhe ullinj.
Për të bërë të mundur parandalimin e zgjerimit të flakëve është kërkuar ndërhyrja nga ajri.
Një helikopter është përdorur për të normalizuar situatën pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit malor. Është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësja e Vlorës dhe janë nisur 4 automjete drejt Dhërmiut.
Autoritetet po bëjnë gjithçka të mundur për të kontrolluar dhe shuar zjarrin sa më shpejt.