Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ziv thotë se janë të interesuar që bizneset nga Izraeli të vijnë në Kosovë

Ziv thotë se janë të interesuar që bizneset nga Izraeli të vijnë në Kosovë

Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se një nga pikat më të rëndësishme mes Kosovës e Izraelit janë marrëdhëniet ekonomike mes vendeve.

Ziv tha se Izraeli bashkë me Kosovën kanë filluar të punojnë edhe më shumë në këtë drejtim, teksa përmendi vizitat e disa delegacioneve të bizneseve izraelite në Kosovë vitin që shkoi.

“Dhe si rezultat i këtyre delegacioneve, bashkëpunimi i kompanive kosovare dhe izraelite veçse ka filluar dhe jemi të interesuar që një delegacion biznesesh izraelite të vijnë në Kosovë që të organizohen takime dhe të vazhdojmë të avancojmë shkëmbimin e ndërsjellë”, tha Ziv në Klan Kosova.

Më tej, ajo tha se ekonomitë e të dy vendeve nuk e njohin aq shumë njëra-tjetrën, teksa tha se komuniteti biznesor izraelit nuk ka shumë njohur për avantazhet e ekonomisë kosovare.

“Mendoj që ka shumë fusha që mund të jenë të interesit të përbashkët për të dy vendet, siç është energjia e ripërtitshme”, tha ajo.

 

 

 

 

Themes by WordPress