Sipas burimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Zinedine Zidane ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën Franceze të Futbollit. Për këtë zhvillim raporton edhe “Sky Sports”, duke konfirmuar se Zidane është shumë pranë marrjes së drejtimit të përfaqësueses franceze.
Përzgjedhësi aktual i Francës, Didier Deschamps, pritet të largohet nga posti pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Zidane është konsideruar prej kohësh si favoriti kryesor për ta udhëhequr “Les Bleus”, skuadër e drejtuar në fushë nga Kylian Mbappé.
Ish-trajneri i Real Madridit nuk ka punuar si trajner që nga largimi i tij nga klubi madrilen në vitin 2021. Gjatë periudhës së tij në Madrid, Zidane fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve, një arritje historike.
Ndërkohë, ka raportime se Zidane mund të rikthehet përkohësisht edhe në Real Madrid, për shkak të kritikave që po i bëhen trajnerit aktual, Xabi Alonso, pas rezultateve të fundit të ekipit.