Shkruan: Afrim Kasolli
Rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit shumëkush e ka parë si një goditje serioze për partitë “opozitare” nga Levizja Vetëvendosje. Mirëpo, i njejti kualifikim do të mund të vlente jo më pak edhe për presidenten Vjosa Osmani.
Për një kohë të gjatë nga shumëkush ishte mbrojtur teza se ngritja meteorike e Lëvizjes Vetevendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, as që mund te imagjinohej pa kontributin e Vjosa Osmanit e cila atëbotë u largua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u be themeltare e Nismës politike Guxo, së bashku me një grup tjetër të pakënaqur me partinë tyre. Dhe se ishte kolacioni parazgjedhor ndërmjet këtyre dy subjekteve politike që e bëri të mundur fitoren mbi 50 për qind të Lëvizjes Vetevendosje. Ndërkohë, duke qenë se për arsyeje ligjore, Albin Kurtit iu ndalua të garonte si kandidat për deputet, mbartëse ketij partneriteti u be Vjosa Osmani.
E njejta kishte arritur të fitonte 300.576 duke e lënë pas numrin dy të Lëvizjes, Glauk Konjufca, me një diferencë gati prej 100.000 votash, sepse ky i fundit i pat siguruar deri 200.446 vota. Në këtë mënyrë Vjosa Osmani ia kishte dalur qe të ishte njeri nga personat më të votuar në historinë parlamentare të Kosovës. Këtë ndjenjë triumfaliste e përforcoi edhe me shumë rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti kur Lëvizja Vetëvendosje nuk ia doli që të fitoi me shumë se 42 per qind të trupit elektoral, apo 397. 678 vota. Me këtë rast këtë tkurrje elektorale të partisë fituese të zgjedhjeve shumë kush e pa si pasojë mungesës së Vjosa Osmanit në listën zgjedhore.
Mirëpo, të gjitha këto pandehma morën fund me 28 dhjetor. Levizja Vetëvendosje ia doli qe ta korr nje sukses elektoral edhe me të madh se sa kur asaj i printe formalisht Vjosa Osmani. Kurse, Albin Kurti ndonese ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, deri më tani i ka fituar 325.391 vota. Shumë kjo qe pa dyshim do te rritet.
Mesazhi i këtyre zgjedhjeve është i qartë, Vjosa Osmani paska përfituar politikisht në krah të Albin Kurtit dhe jo anasjelltas. Dikush mund te thotë se përsëri ai kishte kolacion me Listën Guxo. Atëherë aq me keq për Vjosa Osmanin, sepse kjo dëshmon se rëndësinë e saj pa telashe mund ta kompensojne Donika Gervalla e Faton Peci. Pra nuk është qe ajo është e domosdoshme për qëndrueshmërinë politike në majat e pushtetit për Albin Kurtin.
Duket qe ky përfundim i hidhur t’i jetë shndërruar ne traumë politike të parës së shtetit. Prandaj e njejta herë po kërkon që të shpërblehet edhe për një mandat 5 vjeçar në pozitën e presidentes për kontributin që ka dhënë per shtetin, e herë po kërcënon se nëse partitë politike nuk e marrin parasysh ambicien e saj presidenciale, do të kenë punë me të në teatrin e ditor të politikës. Ndonëse, me 28 dhjetor Albin Kurti i tregoi se aktualisht e ka të zbrazët dhe pa peshë reale retorikën e saj kërcënuese.