Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zhvillohet bashkëbisedim me nxënësit e Ferizajt kundër dhunës në familje

Zhvillohet bashkëbisedim me nxënësit e Ferizajt kundër dhunës në familje

Nxënësve të shkollave të mesme të Ferizajt, iu fol të premten kundër dhunës në familje.

Bashkëbisedimin me ta e bëri policia rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me përfaqësues të komunës së Ferizajt, Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore, KFOR, OSBE, Qendrës për Punë Sociale, anëtarë të Mekanizmit Ndërinstitucional Kundër Dhunës në Familje dhe të tjerë,

Ngjarja u zhvillua në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, në palestrën “Bill Clinton”.
“Në këtë bashkëbisedim me nxënës, drejtuesit e institucioneve vunë theksin që të bashkuar të luftojnë dukurinë e dhunës me bazë gjinore, ndërsa edhe nxënësit paraqiten pyetjet, komentet dhe shqetësimet e tyre për këtë dukuri” , thuhet në komunikatë.

Policët e Njësisë së Dhunës në Familje për të pranishmit shpërndanë edhe fletëpalosje me moton “JU JENI FORCA QË THYEN HESHTJEN!”.