Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zhvillimi ekonomik, Deshishku nga Lidhja e Bizneseve pritet të zhvillojë takime me anëtarë të OBT-së

Zhvillimi ekonomik, Deshishku nga Lidhja e Bizneseve pritet të zhvillojë takime me anëtarë të OBT-së

Gjatë qëndrimit të tyre në Gjenevë, delegacioni nga Republika e Kosovës, respektivisht përfaqësues të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, pritet të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë dhe autoritete të larta të vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Këtë e bën të ditur vetë ata përmes një njoftimi për media, ku thuhet se do të diskutohet për politikat e tregtisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Lidhja e Bizneseve të Kosovës po përfaqësohet nga Kryetari z. Besart Dreshaj dhe Nënkryetari z. Deshishku, të cilët kanë një agjendë të ngjeshur takimesh me krerët e OBT-së dhe përfaqësues të delegacioneve nga mbarë bota. Në kuadër të punimeve të konferencës, delegacioni do të diskutojë për politikat e tregtisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke afirmuar ekonominë e Kosovës në nivel global”“Pjesëmarrja e delegacionit në këtë konferencë është një mundësi e rëndësishme për të promovuar dhe konsoliduar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke theksuar potencialet ekonomike të vendit dhe përkushtimin e saj për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim tregtar”, thuhet në njoftimin e tyre.