Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zhvendosja e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, flasin nga Presidenca

Zhvendosja e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, flasin nga Presidenca

Pas reagimeve të shumta lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe asaj të Deklaratës së Pavarësisë nga hapësirat e Presidencës, ka ardhur edhe një sqarim nga ky institucion, shkruan Gazeta Metro.

Bekim Kupina, zyrtar për informim në Presidencën e Kosovës, ka thënë se asnjëra prej tyre nuk është larguar nga zyra e Presidencës.

“Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, deklaroi Kupina për Gazetën Metro.

Sqarimi i Presidencës vjen pas reagimeve në opinion publik dhe atyre nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me zhvendosjen e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kishte reaguar më herët duke kundërshtuar këtë veprim dhe duke theksuar rëndësinë historike të figurës së Rugovës dhe të Deklaratës së Pavarësisë për shtetin e Kosovës