Lille po e mposht Monacon 2-0 pas 45 minutave të para në kuadër të xhiros së 10-të në Ligue 1.
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova po tregon formë fantastike në këtë duel dhe ka qenë më meritori që Lille ka epërsi prej dy golave.
Brenda 10 minutave, prishtinasi ka bërë dy asistime të mrekullueshme në këtë sfidë.
Fillimisht në minutën e 32-të, Zhegrova e gjeti bukur në zonë Cavaleiron i cili me kokë shënoi për 1-0.
Vetëm 10 minuta më vonë, Zhegrova sërish dhuroi një asistim të mrekullueshëm, ku kësaj radhe gjeti në zonë Bafode Diakiten i cili realizoi për 2-0.
Me këta dy asistime, Zhegrova shkon në kuotën e një goli dhe tre asistimeve këtë edicion në Ligue 1.
/TV Arbëria