Edon Zhegrova është duke e kaluar ndoshta sezonin më të mirë të karrierës.
Ylli i Kosovës është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Lillet, ndërsa e shfaqi formën e tij të jashtëzakonshme mbi të gjitha në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Paris Saint-Germainit.
E faqja “Footmercato” i ka vërejtur mjaft mirë paraqitjet e përfaqësuesit kosovar, të cilin e ka përfshirë në ekipin ideal të gjysmësezonit në Ligue 1.
24 vjeçari e sheh veten në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa shok reparti e ka yllin botëror, Kylian Mbappe.
Për dallim nga sezonet e kaluar, Zhegrova ka luajtur si titullar në pothuajse shumicën e ndeshjeve në këtë sezon, ndërsa nga 24 takime i ka realizuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime për Lillen në të gjitha garat në edicionin 2023/24.
Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026, futbollisti ofanziv mund të largohet nga Franca në verën e ardhshme për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.
/TV Arbëria