Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Zhegrova i gatshëm të luajë sonte ndeshjen e parë çerekfinale

Zhegrova i gatshëm të luajë sonte ndeshjen e parë çerekfinale

Skuadra e Lille sonte luan ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Aston Villas në UEFA Conference League.

Futbollisti i Përfaqësueses  së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të jetë startues në këtë takim që zhvillohet në “Villa Park” nga ora 21:00.
Thuhet se të pranishëm në stadiumin anglez do të ketë shumë skautë europian për ta shikuar paraqitjen e lojtarit “Dardan” që po zhvillon një sezon fantastik me ekipin nga Ligue 1.

Gjatë këtij sezoni, Zhegrova ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e Lille./Indeksonline/