Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Zhegrova e ndërron menaxherin – Dortmund, Manchester United, Juventus e Tottenham kanë shprehur interesim për të

Zhegrova e ndërron menaxherin – Dortmund, Manchester United, Juventus e Tottenham kanë shprehur interesim për të

Edon Zhegrova e ka ndërruar menaxherin dhe i është bashkuar Hasan Çetinkaya/HCM.

Ylli i Kosovës i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 9 asistime në këtë sezon në Ligue 1 duke bërë paraqitje mjaft të mirë, ndërsa gjatë verës mund të transferohet në një klub më të madh evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

Zhegrova ka nënshkruar tashmë me një menaxher të madh dhe gjithçka është kompletuar

Ai do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës gjatë verës që vjen.

Për shkak të lëndimit të nyjës së këmbës, ai nuk do të mund ta ndihmojë Lillen sonte në Ligën e Konferencës kundër Aston Villës.

Pa dyshim, 25 vjeçari është futbollisti nga Kosova më në formë i momentit.

/TV Arbëria