Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zhdukja misterioze e 30 vjeçarit nga Prishtina, flet vëllai i tij

Zhdukja misterioze e 30 vjeçarit nga Prishtina, flet vëllai i tij

30 vjeçari nga Prishtina, Arben Beselic ka tri ditë që është zhdukur.

As sot, në ditën e tretë, familjaritet e tij kanë thënë se nuk kanë ende asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Vëllai e tij, Ilirin, por ai ka thënë se ende nuk janë njoftuar nga policia për ndjekjen e ndonjë piste për zhduken e Arbenit.

Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet. Nuk ka diçka të re nga ajo se çfarë kemi deklaruar dje”, tha Ilir Beselica, vëllai i të zhdukurit.

Detajet e fundit lidhur me rastin janë se ai momentin e fundit që është parë ka qenë me veturën e tij në një fshat të Kamenicës.

Ai është parë për herë të fundit të  hënën në mëngjes, konfirmojnë familjarët.

Për gjetjen e tij është angazhuar edhe Policia e Kosovës. Por edhe qytetarë.

Nga policia thonë se kanë nisur hetimet rreth zhdukjes së 30 vjeçarit në Prishtinë.

“Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Policia është duke ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e rastit”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Familja bën thirrje se kush do që ka informata lidhur me vendndodhjen e 30 vjeçarit, të kontaktojnë në numrin 049/482-024.

/TV Arbëria