Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zhduket turisti lituanez në Alpet Shqiptare, kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth

Zhduket turisti lituanez në Alpet Shqiptare, kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth

Një turist lituanez prej dy ditësh është zhdukur në alpet e Shqipërisë. Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.

Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të, raporton TCH.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij. Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth.