Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zhduket statuja e këngëtares Tina Turner në Durrës

Zhduket statuja e këngëtares Tina Turner në Durrës

Një statujë e ngritur kohë më parë në shëtitoren Taulantia të Durrësit, është zhdukur. Bëhet fjalë për statujën e këngëtares së zhanerit të rokut, Tina Turner, e cila ishte ndërtuar në një kompleks të artit urban në këtë qytet, bashkë me tre ikonave të tjera të muzikës: John Lennon, Bob Dylan dhe Jim Morrison.

Nuk dihet ende se kush e ka shkulur dhe rrëmbyer statujën, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar.

Pritet që policia të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët.