Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një gruaje në Vushtrri.
Në njoftimin për media thuhet se nuk ka informatë për vendndodhjen e saj.
“Vushtrri 25.04.2024 – 18:15. Ankuesi mashkull ka raportuar se më 23.04.2024 rreth orës 18:15 nga shtëpia është larguar viktima femër dhe deri më tani nuk ka asnjë informatë për vendndodhjen e saj”.
Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/