Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zhduket një 62-vjeçar nga Leposaviqi

Zhduket një 62-vjeçar nga Leposaviqi

Të premten mbrëma është raportuar se është zhdukur një burrë rreth moshës  62-vjeçare nga Leposaviqi.

I njëjti dyshohet se ka rënë në lumin Ibër, ndaj për gjetjen e tij është angazhuar Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Personi i moshës rreth 62-vjeçare nga Leposaviqi është raportuar i zhdukur mbrëmë. Menjëherë kemi nisur të bëjmë verifikime dhe kemi parë se kontakti i tij i fundit ka qenë afër lumit Ibër. Ndaj, Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur kërkimet”, ka thënë Elshani. 

/TV Arbëria