Një vajzë 16-vjeçare është raportuar e zhdukur në Hajvali të Prishtinës mëngjesin e së hënës.
Sipas raportit të policisë, rastin e ka paraqitur nëna e së miturës.
“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin policor.
Policia ka njoftuar se rasti po hetohet nga njësitë kompetente të rendit.