Policia ka bërë të ditur në raportin 24-orësh për dy raste të personave të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në Prishtinë, babai ka thënë se i biri ka dalë nga shtëpia që gjendet në rrugën “Sadik Rama” dhe asgjë nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Ankuesi m/k me 30.08.2025 ka raportuar se, djali i tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërsa në Carrabreg të Deçanit, babai ka thënë se i biri i tij i mitur me probleme shëndetësore, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, ka njoftuar PK-ja.