Është shënuar goli i parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku po zhvillohet ndeshja mes Llapit dhe skuadrës së Malishevës.
Skuadra e Llapit ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Malishevës, përmes golit të shënuar nga Trimror Selimi.
Selimi shënon në minutën e 12′ për ta kaluar kampionin aktual të Kupës së Kosovës në epërsi prej 1:0.
Rezultati momental, 1:0 në favor të Llapit.
/TV Arbëria