Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zgjedhorja, PS-PD një javë kohë për ujdi

Zgjedhorja, PS-PD një javë kohë për ujdi

Një javë kohë i ka mbetur Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për të arritur një ujdi mbi “zgjedhoren”.

Plani i punës i përcaktuar nga grupi i dialogut parashikon që deri në 1 korrik qeveria dhe opozita të kenë një propozim të dakordësuar për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor brenda këtij sesioni parlamentar.

Për herë të fundit gjashtëshja e grupit për reformën zgjedhore e udhëhequr nga Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD u ulën në tryezën e diskutimit në mesin e majit. Prej më shumë se një muaji shumica socialiste dhe demokratët në opozitë nuk kanë zhvilluar asnjë takim tjetër, të paktën zyrtarisht.