Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zgjedhjet që të gjithë po i duan, por çdo parti po i shmang  

Zgjedhjet që të gjithë po i duan, por çdo parti po i shmang  

Është bërë e zakonshme që thuajse të gjitha partitë politike parlamentare në Kosovë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Çdo njëra po shprehet e vullnetshme për mbajtjen sa më parë të tyre, por asnjëra nuk po demonstron gatishmëri konkrete për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.  Ky refren është përsëritur edhe këtë javë.

Kryeministri Kurti para pak dite këtë gjë nuk mund ta bëjë pa opozitën, sepse sipas tij nëse opozita me të vërtetë i dëshiron ato atëherë duhet të shpërbëhet Kuvendi. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 nuk na ka lënë mundësi tjera, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri Kurti, në një intervistë për REL.

Pra që të kemi zgjedhje të parakohshme duhet ta shpërndajmë Kuvendin dhe le të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme, për ata që e kanë mendjen  aty. Mirëpo, këtu nuk duhet harruar, se jo vetëm opozita i kërkon ato. Jo shumë kohë më parë kryeparlamentari, Glauk Konfjufca, i cili vjen nga partia në pushtet, kishte deklaruar se sa më shpejt dhe me herët që shkohet në zgjedhje, aq më mirë për këtë Qeveri.

Një qëndrim pro këtij procesi ka kohë që mbron edhe partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës. Madje, ky subjekt politik për një periudhë relativisht të mirë, nuk pranuar as t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare me të vetmin synim dërgimin e vendit drejt një procesi sa të shpejt electoral.

Shefi i Grrupit Parlementar të PDK-së, Abelard Tahiri, disa herë ka përsëritrur qëndrimin, se ky subjekt politik që nga” nga qershori i viti të kaluar nuk e voton as një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e ka votuar asnjë ligj në kuadër të Kuvendit me qëllimin e vetëm që të mos krijojmë kushte që të punohet me tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ju e shini që tashmë nuk ka kuptim që të ja bëjmë kuorumin dhe te votojmë marrëveshje ndërkombëtare kur vendi ynë është nën sanksione” . Sipas tij zgjedhjet tashmë janë bërë një domosdoshmëri sepse Kosovës I duhet një Qeveri që do ta nxjerrë vendin nga ky izolim”.

E interesuar për një proces të parakohshëm zgjedhor u shpreh, hiç me larg se dje edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.  Këtë dëshirë të flaktë për zgjedhje e ka shprehur vetë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Në një postim në rrjetin e tij social, ai ka deklaruar, se LDK është gati në të gjitha format për zgjedhje të reja si dhe ka numëruar dështimet e qeverisjes aktuale.

“Në takimin e përbashkët me Kryetarët e Degëve, shtruam si diskutim kalendarin e takimeve në Kosovë dhe mërgatë; përgatitjet organizative për zgjedhjet nacionale, diskutimet finale për listën e deputetëve dhe hapjen e mëtutjeshme të LDK-së ndaj secilit të djathtë që ndanë vizion të njëjtë me këtë shtëpi të demokracisë”, ka thënë ndër të tjera lideri i partisë së tretë opozitare”. Sepse “të gjendur përballë perdes së populizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë”, shkruan Abdixhiku.

Këto deklarime tregojnë për paradoksin e  këtij fenomeni, ku secila prej partive politike aktualisht po e refuzon atë që e konsideron më së shumti si interes për ato dhe për Kosovën . Fakt ky, që dëshmon se ato mbase në këtë mënyrë duke e mbajtur gjallë këtë temë kanë tentuar të mbulojnë mungesën e ofertës reale për qytetarët. Dhe kështu t’i shërbejnë njëra tjetrës me qëllim që sa më shumë të shtyhen ato.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

Themes by WordPress