Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me kamera në çdo vendvotim, Elezi tregon kush mund të ketë qasje në to

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me kamera në çdo vendvotim, Elezi tregon kush mund të ketë qasje në to

Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe partitë politike po përgatiten.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka detyrën t’i organizojë zgjedhjet do të vendosë kamera “në çdo vendvotim”, tha zëdhënësi Valmir Elezi në Frontal në T7.

Ai tha se KQZ s’do të ketë qasje në pamjet e kamerave dhe se ato “nuk mund të regjistrojnë momentin kur qytetari apo votuesi është duke votuar”.

“Regjistrimi do të bëhet në mënyrë pasive dhe do të jetë i qasshëm vetëm për istitucionet ligjzbatuese”, tha Elezi, duke përmendur, PZAP-në, prokurorinë dhe gjykatat.

“Do të sigurohet fshehtësia e votës”, theksoi ai.

Pamjet, ai tha se “mund të shërbejnë si provë për të faktuar ndonjë zhvillim eventual në vendvotim”.