Rezultatet përfundimtare në zgjedhjet e përgjithshme të Pakistanit kanë vënë në krye kandidatët e pavarur të mbështetur nga partia PTI e ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan.
Të pavarurit fituan 101 nga vendet e Asamblesë Kombëtare. Analiza e BBC ka treguar se 93 prej tyre shkuan te kandidatët e mbështetur nga PTI, ka transmetuar Gazeta Express.
Kjo i vendos ata përpara PMLN-së së ish-kryeministrit Nawaz Sharif, i cili fitoi 75 dhe është e paqartë se kush do të formojë një qeveri.
E kandidatët e pavarur që nuk fituan kanë vërshuar gjykatat me akuza për manipulim votash.