Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Zgjedhjet në Kroaci, ‘exit-poll’-et nxjerrin fituese partinë e kryeministrit aktual Plenkoviç

​Zgjedhjet në Kroaci, ‘exit-poll’-et nxjerrin fituese partinë e kryeministrit aktual Plenkoviç

Sot në Kroaci janë mbajtur zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kroacisë. Sipas Exit Poll-eve të para, HDZ-ja e kryeministrit aktual, Andrej Plenkoviç është fituese e zgjedhjeve parlamentare.

Sondazhi i Ipsos e vendos në vend të parë HDZ-në dhe partnerët me 58 mandate, sipas index.hr, shkruan Oranews.

Sakaq, e dyta renditet partia SDP dhe partnerët me 44 deputetë. Në krye të listës ishte presidenti aktual, Zoran Milanoviç.

Parlamenti kroat ka 151 deputetë, ku 140 zgjidhen në 10 zona në Kroaci, 8 zgjidhen nga anëtarët e pakicave kombëtare në zonën e 12-të zgjedhore dhe 3 zgjidhen nga votuesit pa vendbanim në Kroaci në zonën e 11-të elektorale, e cila praktikisht përbëhet nga e gjithë diaspora.

/TV Arbëria

Powered by WordPress