Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zgjedhjet në Kosovë, kush del i pari sipas Kasollit!

Zgjedhjet në Kosovë, kush del i pari sipas Kasollit!

Analisti politik, Afrim Kasolli duke folur rreth rezultatit që pritet të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mund ta ruaj një përparësi të lehtë elektorale në raport me partitë e tjera opozitare.

Kasolli në emisionin “ARB Debat” prodhim ky i TV Arbëria ka theksuar se pavarësisht rezulateve, për Lëvizjen Vetëvendosje do të jetë shumë sfidë krijimi i institucioneve qeverisësë.

Ndryshimi i opionionit, nuk është çështje e lehtë, unë besoj që ende mbase Lëvizja Vetëvendosje mund ta ruaj një përparësi të lehtë elektorale në raport me partitë e saj opozitare, por që  do të jetë sfidë shumë e madhe ti krijoj institucionet qeverirëse. Mbase po na përsëriten skena sikur ato të vitit 2014 kur edhe pse PDK-ja ishte parti fituese nuk mund t’i ndërtonte institucionet, apo mund të ndodhë si në rastin kur Lëvizja Vetëvendosje ishte fituese dhe ndodhi shkarkimi i Qeverisë dhe partitë opozitare, tashmë egziston precedent kushtetues… Pashmangshëm që shoh vështirësi në konsulidim marrë parasyshë edhe vet qasjen që ka përdorë partia në pushtet ndaj oponentëve të saj. Nuk mund të pritet një relaksim i madh i atmosferës politike pak pas zgjedhjeve, derisa paraprakisht te gjithë oponentët e tu për shembull i kualifikon si miza etj., etj”, tha Kasolli.

Derisa sa i përket disponimit politik të qytetarëve dhe atmosferës politike në përgjithësi në vend, analisti theksoi se ka një zbehje të madhe për faktin se siç tha ai, partitë politike ishin adaptuar vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nëse krahasohet me vitin 2023 atmosfera absolutisht nuk është e njëjtë, është një zbehje më e madhe e disponimit politik dhe qytetarët janë më indiferent në raport me këto zgjedhje.  Mbase ka të bëjë edhe me vet faktin që sikur partitë politike ishin adaptuar vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme ku fushata elektorale zgjaste vetëm 10 ditë, dhe kjo është hera e parë prej shpalljes së Pavarësisë që kemi zgjedhje të rregullta”, shtoi analisti.

Ndryshe, më 9 shkurt në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare në të cilat do të marrin pjesë gjithsej 27 parti politike dhe një kandidat i pavarur./tvarbëria./