Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zgjedhjet në Britani dhe Francë, Kasolli: Rezultatet tregojnë që elektorati në shumë shtete evropiane është i pushtuar nga sensi per ndryshim

Zgjedhjet në Britani dhe Francë, Kasolli: Rezultatet tregojnë që elektorati në shumë shtete evropiane është i pushtuar nga sensi per ndryshim

Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar rreth zgjedhjeve në Britani dhe Francë, shkruan TV Arbëria.

Kasolli thotë se rezultatet e këtyre zgjedhjeve, treguan se elektorati në shtetet evropiane do ndryshime, dhe se janë të pakënaqur me gjendjen aktuale.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Britani dhe në Francë treguan se elektorati ne shumë shtete evropiane është i pushtuar nga sensi për ndryshim. Dhe se është i pakënaqur me gjendjen aktuale”, ka shkruar Kasolli.

“Mirëpo, këtë apetit në disa vende, zgjedhësit kërkojnë ta plotësojnë me anë të forcave populiste, pasi të tjerat janë konsumuar, e në disa shtete tjera, të njejtat formacione pësojnë humbje nga këto nxitje dhe prirje politike”, shkruan tutje Kasolli.

Keir Starmer nga Partia Laburiste është kryeministri i ri në Britani duke e rrëzuar pushtetin e Partisë Konservatore e cila ishte në pushtet 14 vite, ndërsa në Francë në rundin e parë e djadhta ekstreme shënoi një rritje të madhe ku ky rezultat i ka rritur mundësit që Franca të udhëhiqet nga e djadhta ekstreme. /TV Arbëria

Powered by WordPress