Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zgjedhjet lokale, analisti politik: Nuk jam befasuar me rezultatet, përveç disa komunave si Gllogovci dhe Mitrovica

Zgjedhjet lokale, analisti politik: Nuk jam befasuar me rezultatet, përveç disa komunave si Gllogovci dhe Mitrovica

Analisti politik, Blerim Burjani, ka komentuar për Arbëria TV rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se shumica e tyre kanë qenë të pritshme. Ai tha se pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e ulët dhe se vetëm në disa komuna janë vërejtur befasi.

“Nuk jam befasuar në varianta të gjera, se edhe kam prit këtë gjendje. E para, dalja e qytetarëve është e ulët në nivele komunale, në nivelin e përgjithshëm nxirret diku 39%, përderisa në shumicën e komunave nuk mbërrin as 36%, po sillet 33%-35%”, tha Burjani.

Sipas tij, një nga befasitë e këndshme është Gllogovci, ku fitoi Ramiz Lladrovci.

“Peja kam prit që fiton pa balotazh, ato tjerat edhe i kam ditë. Kam thanë se shumica e komunave shkojnë në balotazh. Kam prit rezultat me distancë më të madhe në mes LDK dhe VV, befasi është Uran Ismaili, kjo është mirë”, shtoi ai.

Burjani përmendi edhe Mitrovicën si një rast interesant. “Mitrovica ishte befasi, Peci arriti mjaft mirë me rezultat, kjo ka ndikuar se Bedri Hamza nuk u kandidua. Pothuajse asgjë në veçanti nuk më ka befasu”, tha ai.

Sa i përket garës në Prishtinë, analisti vlerësoi se priste një diferencë më të madhe në vota. “

Në Prishtinë kam prit distancë më të madhe votash, ku Përparimi ishte dashtë sipas mendimit tim me pas rezultat dhe distancë më të madhe, por gara doli gati e barabartë – 700 vota dikund distancë”, theksoi Burjani.