Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zgjedhjet e parakohshme nëpërmjet fotografive

Zgjedhjet e parakohshme nëpërmjet fotografive

Qytetarët e Kosovës po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën e 28 dhjetorit.

Kjo është hera e dytë këtë vit që kosovarët votojnë për një Kuvend të ri, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit, të cilat nuk prodhuan fitues të qartë dhe si pasojë nxitën zgjedhje të reja.

Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët do të zgjedhin mes katër kandidatëve për kryeministër të ri të vendit: Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.999.024 qytetarë.


Një grua në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë regjistrohet dhe merr fletëvotimin për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.
1Një grua në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë regjistrohet dhe merr fletëvotimin për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.
Një burrë shkon drejt kabinës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një qendër votimi në Prishtinë.
2Një burrë shkon drejt kabinës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një qendër votimi në Prishtinë.
Votuesit në Mitrovicën e Veriut - komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës - dalin për të votuar bashkërisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.Pushtetin lokal në këtë komunë e ka Lista Serbe - partia më e madhe serbe, e mbështetur nga Beogradi.Në zgjedhjet e parakohshme, kjo parti synon t'i fitojë të gjitha 10 ulëset e rezervuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.
3Votuesit në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës – dalin për të votuar bashkërisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.Pushtetin lokal në këtë komunë e ka Lista Serbe – partia më e madhe serbe, e mbështetur nga Beogradi.

Në zgjedhjet e parakohshme, kjo parti synon t’i fitojë të gjitha 10 ulëset e rezervuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.

Një grua hedh votën në kutin e votimit pasi votoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës në një qendër votimi në Prishtinë.
4Një grua hedh votën në kutin e votimit pasi votoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës në një qendër votimi në Prishtinë.