Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Zgjedhjet e Burrave: Gratë Ende të Diskriminuara dhe në Hije

Zgjedhjet e Burrave: Gratë Ende të Diskriminuara dhe në Hije

Nga Shenoll Muharremi

Nuk ka demokraci pa përfaqësim të barabartë, e as shoqëri të shëndosh pa mundësi për të gjithë njësoj. Sa janë këto zgjedhje gjithëpërfshirëse, ndoshta edhe pjesëmarrja e ulët e grave në fushatë po e shpërfaqë gjendjen asimetirke por brutale të mundësive për burra dhe për gra.

Raporti më i ri i DnV tregon se gratë po vazhdojnë të jenë të diskriminuara në secilin aspekt të fushtës. Pa një përfaqësim të drejtë gjinor dhe mundësi të barabarta këto zgjedhje në Kosovë vazhdojnë të mbeten ende “zgjedhje të burrave” dhe të gjymta në aspekt të përfaqësimit gjinor.

Krahasimi i Pjesëmarrjes së Grave në Fushatë (25 Janar -1 Shkurt 2025)

– Kemi rritje të pjesëmarrjes së grave si folëse në fushatë nga 33% në 39% (+6 pp). Ky është një përmirësim i lehtë, por ende larg barazisë gjinore.

– Përfaqësimi i grave në kronikat zgjedhore televizive u rrit nga 14% në 15% (+1 pp). Kemi një përparim minimal. Po komfirmohet se gratë mbeten dukshëm të nënpërfaqësuara në raportimet mediatike.

– Hapësira televizive e dedikuar për gratë u rrit nga 10% në 12% (+2 pp). Edhe këtu kemi një rritje, por ende shumë, brutalisht, më e ulët krahasuar me burrat.
– Pjesëmarrja e grave në debatet televizive u rrit nga 22% në 23% (+1 pp). Një përmirësim simbolik, por jo i mjaftueshëm për të barazuar diskutimet publike.

– Pjesëmarrja minimale e grave në tubimet zgjedhore (50%-55% e rasteve) mbeti e pandryshuar në deri apo më pak se 10%.. duke treguar se përfshirja dhe angazhimi i tyre në aktivitetet elektorale mbetet jashtëzakonisht i ulët.


Ashtu si shifet indikatorët kryesor nga raportet e DnV, edhe pse ka ka një tendencë të lehtë pozitive në disa indikatorë, pozicioni i grave në fushatë dhe hapësira e tyre mediatike mbetet shqetësuese, tejet e ulët. Pjesëmarrja simbolike e grave tregon dhe sinjalizon një nevojë urgjente për masa më të forta për të siguruar një përfaqësim më të drejtë gjinor në proceset zgjedhore dhe debatin publik.