Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shala: Kam pritë që Albini me ra shumë poshtë, po s’ra tash çka ki mi bo

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shala: Kam pritë që Albini me ra shumë poshtë, po s’ra tash çka ki mi bo

Gazetari dhe opinionisti Mentor Shala ka deklaruar se ka pritur që në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt në Republikën e Kosovës, kryeministri aktual, AlbinKurti të bjerë shumë poshtë me vota.

Por që pavarësisht se sipas Shalës, rezultatet nuk  kanë dalë sipas pritshmërive të tij, ai nuk iu ka thënë të tjerëve “hajvana” , siç ka vepruar Kurti.

“Unë krejt tjetër qëndrim kam pasë gjatë fushatës s’më kanë dalë rezultatet. Unë kam pritë Albini me ra shumë poshtë po s’ra tash çka ki mi bo u votu, po nuk iu them njerëzve hajvan pse e kanë votu Albinin se është… Në këtë kuptim po them që momenti sot kah po shkon bota është që ne duhet me e pasë një spektër politik të bashkuar, së paku derisa të merret një kahje dhe një rrugë. Tani hyjmë në zgjedhje bre sa të doni…”, tha Shala në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën./TV Arbëria./