Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ka deklaruar se 24 maji i vitit 1992, datë kur janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, shënon një datë historike dhe, një nga momentet më të ‘‘rëndësishme në zhvillimin e demokracisë dhe shtetësisë’’ së vendit.
Nga LDK është deklaruar se këto zgjedhje shënojnë edhe fillimin e një rrugëtimi drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë.
Tutje, nga kjo parti theksohet edhe se, ish-presidenti Ibrahim Rugova, mbetet një figurë e pazëvendësueshme, prijës politik që orientoi kombin në një periudhë të vështirë.