Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri/ 46 deputetë “zgjidhen” nga kryetari i partisë, beteja për 94 mandate të tjera

Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri/ 46 deputetë “zgjidhen” nga kryetari i partisë, beteja për 94 mandate të tjera

46 deputetët e ardhshëm që pritet të dalin nga zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri do të jenë të përzgjedhur nga kryetarët e partive të cilët përzgjedhin kë të caktojnë në vendin e sigurtë në listat e kandidatëve që do të hartojnë.

Mjafton vetëm një votë më shumë për t’u radhitur në krye të listës fituese të partisë apo koalicionit ku bën pjesë. Ndërkohë që kriteri i vendosur në kodin zgjedhor është që 1 në 3 kandidatët fitues duhet të jetë grua ose vajzë pavarësisht nëse ka marrë më pak vota se kandidatët e gjinisë mashkullore.

Komisoneri shtetëror i zgjedhjeve miratoi këtë të mërkurë numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumëemërore të paraqitura nga subjektet zgjedhore të ndara sa prej tyre do të jenë në listën e mbyllur dhe sa në listat e hapura.

Pjesës tjetër të kandidatëve për 140 mandate që ka Parlamenti, pra 94 kandidatëve do iu duhet të “luftojnë” jo vetëm me kundërshtarët politik, por dhe me kandidatët e partisë se tyre për të siguruar mbështetje më të madhe të elektoratit për të arritur të bëhen deputetë.