Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zgjedhje që do të prodhojnë vetëm riciklim

Zgjedhje që do të prodhojnë vetëm riciklim

SHKRUAN: AGRON HOTI

Nga decentralizimi dhe tokat e kishave që i dhanë nga pushtetet e kaluara, arritëm te humbja e sovranitetit dhe autonomia në veri nga pushteti aktual. Të gjendura para këtij akti, të gjithëve (pushtetit dhe opozitës) po iu konvenon mjegull për të shkuar në zgjedhje pas zgjedhjesh, derisa të kryhet plotësisht autonomia në veri.
Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare na ka thënë disa herë “me apo pa ju, autonomia do të bëhet”. Sa më shumë që e kemi shtyrë këtë problem, aq më i madh na është bërë. Nga Zajednica (Bashkësia e pushteteve të kaluara) arritëm në Samoupravnicë (Autonomi nga pushteti aktual). E tash, pushteti aktual bashkë me opozitën po mundohen t’i ikin skemlisë për ta hequr përgjegjësinë mbi vete. Por, kot e kanë, sepse heshtja në çdo variant është pranim.
E përgjegjësia për defunksionalizim të shtetit do të rëndojë më së shumti mbi këta, të cilët duke i premtuar qytetarit mbi 20 vite se do ta ndalnin decentralizimin, tokat e kishave, zajednicën dhe do ta shtrinin sovranitetin në veri, bënë tërësisht të kundërtën: lëre që s’u morën fare me decentralizim, por të njëjtit ia falën tokat kishës serbe, e humbën sovranitetin në veri dhe i krijuan të gjjtha kushtet e nevojshme për autonomi. Të gjjtha i bënë nën maskën e patriotizmit fals, për t’u hedhur kështu hi syve qytetarëve të humbur si biba në mjegull.
Prandaj, këto zgjedhje dhe të tjerat që me shumë gjasë do të mbahen në fund të vitit, janë vetëm riciklim dhe përpjekje e dëshpëruar për t’i ikur bashkë-bërjes së autonomisë, e cila ashtu kështu është duke u bërë në veri.