Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Zgjedhet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

Zgjedhet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka publikuar fituesin e çmimit të lojtarit më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, i cili i takon yllit të Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele.

Dembele ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 4:1 të PSG-së kundër Barcelonës të martën mbrëma, raporton KosovaPress.

Ylli francez shënoi golin e parë të ndeshjes për PSG-në, gol ky i cili ishte i barazimit në atë ndeshje, pasi që Barça veçse ishte në epërsi me golin e Raphinhas.

Dembele ishte në garë për çmimin në fjalë me Joshua Kimmich të Bayern Munichut, Julian Brandt të Borussia Dortmundit dhe Federico Valverde të Real Madridit.

/TV Arbëria